Mbërrin makina e Papës në Shqipëri

Shqipëria

Mbërrin makina e Papës në Shqipëri

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:44

Ka mbërritur mëngjesin e sotëm makina me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës.

Automjeti ka mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe është transportuar me traget të linjës Bari-Durrës.

Nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, automjeti do të zhvendoset në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të qëndruar aty deri ditën e diel, kur Ati i Shenjtë do të mbërrijë në Shqipëri.

Papa Françesku do të udhëtojë me këtë automjet të bardhë dhe të hapur drejt Tiranës, për të mbajtur Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Pavarësisht raporteve të militantëve islamikë që kthehen nga Lindja e Mesme, zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi Rev deklaroi të hënën se Vatikani nuk do të marrë asnjë masë shtesë për Papën gjatë vizitës së tij në një vend me shumicë myslimane.

Rev tha të hënën se Papa do të përdorë të njëjtën makinë të hapur, që ai përdor në sheshin "Shën Pjetri", kur përshëndet njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat