Ambasada e SHBA-ve, mesazh shtetasve amerikanë në Shqipëri: Kujdes gjatë vizitës së Papës

Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve, mesazh shtetasve amerikanë në Shqipëri: Kujdes gjatë vizitës së Papës

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 00:21

Duke iu referuar parashikimeve se rreth 500 mijë persona do të marrin pjesë në meshën që Papa Francesku do të mbajë në sheshin “Nënë Tereza” të Dielën më 21 shtator, Ambasada e SHBA në Tiranë u bën thirrje gjithë shtetasve amerikane të tregojnë kujdes.

Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet shqiptare, ambasada amerikane i referohet edhe shqetësimeve të ngritura për kërcënime ndaj vizitës së Papës, duke theksuar se nëse shtetasit amerikane zgjedhin të ndjekin meshën nga sheshi, të tregohen vigjilentë për t’u larguar në rast rreziku.

Në njoftimin e ambasadës theksohet edhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve dhe parkimit, në mënyrë që shtetasit amerikane në Shqipëri të marrin masat e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat