Gjirokastër, 70 vjetori i çlirimit: Ministrat socialist nderojnë Enver Hoxhën

Shqipëria

Gjirokastër, 70 vjetori i çlirimit: Ministrat socialist nderojnë Enver Hoxhën

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 23:49

Me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës janë vënë re fotografi të diktatorit Enver Hoxha dhe disa parulla të hedhura për lëvdimin e periudhës komuniste.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shtetërore, nxënësit e shkollave, policia, ushtria dhe veteranët kanë parakaluar në “sheshin e Çerçizit” me flamuj në duar dhe me shamitë e kuqe simbol i luftës antifashiste.

Kanë qenë veteranët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare ata që kanë çelur këtë paradë, ndërsa mbanin në duar portretin e ish diktatorit dhe udhëheqësit të LANÇ Enver Hoxha.

Të pranishëm kanë qenë edhe ministrat Veliaj, Ahmetaj, Toçi dhe Çuçi. Parada e flamujve u ndoq me interes jo vetëm nga qytetarët gjirokastritë, por edhe nga turistët e huaj të cilët nuk kanë nguruar ta fiksojnë këtë moment në aparatet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat