Rama: Krimet e Berishës janë amnistuar përkohësisht

Shqipëria

Rama: Krimet e Berishës janë amnistuar përkohësisht

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 23:09

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit, Blendi Fevziu ka folur për skandalin e grabitjes së Bankës së Shqipërisë si dhe i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Krimet e Berishës janë amnistuar përkohësisht”, u shpreh Rama duke oi referuar “Gërdecit”, 21 janarit”, si edhe skandaleve të tjera ku është përfshirë Berisha.

Rama u shpreh se, arrestimi i Ardian Fullanit nuk është një “hakmarrje” nga ana e tij duke theksuar se marrëdhënia e tij me Guvernatorin e BSH-së ka qenë shumë korrekt.

“Bashkëpunimi me Guvernatorin si kryeministër ka qenë korrekt dhe tërësisht miqësor. Nuk jam nga ata njerëz që jetojnë me kodin e hakmarrjes apo gjakmarrjes. Nuk e njoh këtë kod”, u shpreh kryeministri.

Rama gjithashtu tha se është i shqetësuar nga “klithma për gijotinë”, duke iu referuar thirrjeve për ndëshkimin e Fullanit pa gjyq.

“Më ka shqetësuar klithma për gijotinë. Klithma për gijotinë nuk ka sjellë asnjëherë asgjë të mirë”, tha ai.

Rama tha se, është i padrejtë edhe masa arrest shtëpie për Fullanin duke qenë se nuk i lejohet të flasë me asnjë përveç njerëzve me të cilët bashkëjeton. Gjithashtu ai kritikoi edhe masën arrest me burg për Elivar Golemin duke e cilësuar gjithashtu të padrejtë.

Kryeministri bëri të ditur se i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të propozojë për Guvernator të Bankës së Shqipërisë një person të huaj.

“Ka shqiptarë shumë të aftë, por trajnerin e kombëtares e kemi të huaj. Kështu që ka plot raste... sepse janë struktura komplekse. Guvernatori i huajë nuk është asgjë e vështirë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat