Berisha: Dyshja Rama-Meta instaluan klikën e mega-mashtrimeve

Shqipëria

Berisha: Dyshja Rama-Meta instaluan klikën e mega-mashtrimeve

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 16:28

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në profilin e tij personal në facebook një shënim në lidhje me atë se çfarë solli një vit qeverisje socialiste. Sipas tij, u bë një vit nga dita e instalimit të mega-mashtrimeve të klikës Rama-Meta në pushtet.

Më tej, ish-kryeministri Berisha shkruan, se shqiptarët pas një viti qeverisje socialiste, nëse fusin dorën në shportën e artë të premtimeve duhet të gjejnë aty vetëm kalbësirën e dekompozuar të dyshes Rama-Meta.

Sipas Berishës, qytetarët shqiptarë sot janë më të mashtruarit dhe më të ofenduarit në Europë. “Të gjitha premtimet e tyre të bujshme janë faktuar mega-mashtrime cinike dhe shqiptarët ndjehen vërtetë të mashtruar- ka shkruajtur Berisha në profilin personal në facebook.

Ndër të tjera, ish-kryeministri Berisha ka radhitur një listë të gjatë premtimesh që ende nuk iu është dhënë zgjidhje, dhe me aq sa mund të shihet deri më tani, rruga e tyre, me sa duket, do të jetë edhe më e gjatë sa ç’mund të pandehë ndonjë naiv.

Më poshtë po japim shënimin e plotë të ish-kryeministrit Berisha

Te dashur miq, keto dite u be nje vit nga dita e instalimit me mega-mashtrime te klikes Rama – Meta ne pushtet. Sot, pas nje viti, cilido qe fut doren ne shporten e arte te premtimeve gjen aty kalbesiren e dekompozuar te tyre. Te gjitha premtimet e tyre te bujshme jane faktuar mega-mashtrime cinike dhe shqiptaret jane sot qytetaret me te mashtruarit e me te ofenduait ne Europe.

- Klika Rama – Meta, qe u mori besimin shqiptareve duke iu premtuar sherbim shendetesor falas, u ofrojne atyre sot sherbimin shendetesor me kosto me te larte, me te korruptuar e me te rrenuar se kurre

- Ata qe premtuan heqjen e TVSH-se per ushqimet baze si buken, miellin, grurin, vajin, sheqerin, orizin, qumeshtin, vezet, rriten çmimet e tyre dhe hoqen TVSH-ne per lojrat e fatit te familjareve te tyre

- Ata qe premtuan uljen e çmimit te ilaçeve, rriten çmimin e tyre sepse TVSH-ne e fusin ne kontot e tyre qeveritaret e firmave te ilaçeve

- Ata qe premtuan heqjen e TVSH-se dhe uljen e çmimit te energjise, rikthyen faturat aforfe, me te cilen 200 mije familje paguajne çmimin e energjise tre here me shtrenjte se sa vet Rama, dhe pas pese vitesh po rrisin me cinizem ne nivelet me te larta çmimin e energjise per te mbuluar vjedhjet e tyre

- Klika qe premtoi legalizimet falas mbi dyfishoi çmimet e legalizimeve, uli nga 70% ne 50% perdorimin e letrave me vlere dhe i fyen keta qytetare pasi nga mengjesi deri ne darke zyrtaret dhe kreu i tyre perserisin si papagalli se l”egalizimi eshte falas”

- Ata qe premtuan rritje te rrogave dhe rrogen e 13-te per te gjithe punonjesit, rrogat i ngrine pra i ulen nepermjet inflacionit, dhe jo vetem qe nuk dhane rrogen e 13-te por hoqen dhe shperblimin e fundvitit.

- Klika premtoi uljen e taksave per 97% te shqiptareve dhe i rriti nepermjet naftes, akcizave te tjera ,fatures aforfe, sigurimeve shendetesore dhe shoqerore per 100% te tyre

- Ata qe premtuan 300 mije vende pune kane punesuar, por vetem ne letra, 70707 brenda tre muajve. Ne te vertet kane shkaterruar 34 mije vende pune dhe rritur papunesine nga 12.8 ne 17.7%

- Ne shporten e arte te premtimeve ishin heqja e akcizes per fermeret, heqja e takses se qarkullimit, por ne te vertete e kunderta ka ndodhur
heqja e takses per biznesin e vogel dyfishuan pagesen per siperfaqen e lokalit

- Klika Rama – Meta premtoi uljen e borxhit publik, uljen e kredive te keqija, rimbursimin e menjehershem te TVSH-se dhe rritjen ekonomike, por rriten ne nje vit ne 74% apo 3.2 here borxhin me shume se sa e rriti qeveria e PD ne 8 vite. Sot kredite e keqija jane me te larta se kurre. Rimbursuan 200 milione dollare me pak TVSH per bizneset dhe rriten me rreth 280 milione dollare borxhin e ri ndaj tyre. Ekonomine e zhyten ne reçesion. Rritja nominale ju del -1% por Rama nuk merzitet se per te mashtruar nxjerr rritjen reale 2%

Qytetare, thirrja ime me miqesore eshte te bashkohemi se bashku nen moton “Qytetare t’i shporrim qelbesirat per te shnderruar kete vjeshte ne vjeshten e te vertetave dhe dinjitetit tone”!! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat