SHISH përgjoi Ramën, Metën dhe disa deputetë

Shqipëria

SHISH përgjoi Ramën, Metën dhe disa deputetë

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 12:48

Biseda telefonike të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Burime konfidenciale zyrtare, të cilave iu referohet A1 REPORT, shprehen se gjithashtu, disa deputetë të Parlamentit shqiptar janë vënë nën përgjimin e SHISH.

Këto fakte, bëjnë me dije burimet, janë të pasqyruara në raportin që përfunduan deputetët socialistë, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj, pas kontrollit të zhvilluar në institucionin e drejtuar nga Visho Ajazi.

Një kopje e këtij raporti mësohet se do t’i dorëzohet Kryeministrit Rama dhe Kryeparlamentarit Meta.

Ky raport do të shmangë kalimin në seancë parlamentare për shkak të informacionit të klasifikuar që përmban.

Raporti i deputetëve socialistë u paraqit dje në Komisionin e Sigurisë dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita vijon bojkotin e saj parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat