Nis marrja në pyetje e Golemit

Shqipëria

Nis marrja në pyetje e Golemit

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:58

Elivar Golemi, Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë po marret sot në pyetje në burgun 313 nga ku ajo po vuan masën e sigurisë, "arrest me burg". Kjo është hera e parë që inspektorja merret në pyetje që pas arrestimit të saj.

Golemi e arrestuar për shpërdorim detyre po pyetet nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Fatos Shanaj, nga dy oficerët e policisë Lazar Tuni dhe Elidon Hysenaj.

Për Golemin ishte parashikuar që të merrej në pyetje ditën e djeshme, por ajo u shty për shkak të mungesës së avokatit të saj mbrojtës, si pasojë e një seance gjyqësore, që ky i fundit kishte paralelisht në Lezhë.

Ndërsa javën e kaluar, organi i akuzës shtyu marrjen në pyetje të Golemit, nisur nga dëshmitë e dhëna nga Këshilli Mbikëqyrës, duke u shprehur se dëshmitë e bordit drejtues kanë dhënë prova të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat