INUK, aksion në Pogradec për lirimin e hapësirave publike

Shqipëria

INUK, aksion në Pogradec për lirimin e hapësirave publike

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 09:20

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar zhvillon sot një aksion në mbarë vendin për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Aksioni i INUK ka nisur me prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës së liqenit të Ohrit në segmentin Lin-Pogradec. Numërohen mbi 20 objekte pa leje që do të prishen, si dhe banesa të tjera të cilat janë evidentuar të paligjshme.

Prej disa ditësh INUK ka filluar aksionin për lirimin e sheshit të ndërtimit të Unazës së Madhe, në Tiranë. Një tjetër aksion i ndërmarrë nga INUK është ai për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme në segmentin rrugor Lushnjë- Berat.

Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon punën në mbarë vendin për prishjen e objekteve pa leje, deri në lirimin e gjithë e hapësirave publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat