70-vjetori i çlirimit të Gjirokastrës, Rama: Mirënjohje dëshmorëve

Shqipëria

70-vjetori i çlirimit të Gjirokastrës, Rama: Mirënjohje dëshmorëve

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 09:17

Sot është 70-vjetori i çlirimit të qytetit të Gjirokastrës. Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur ditën me një përshëndetje për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës, me rastin e përvjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.

“70 vjet më parë u çlirua Gjirokastra, lavdi e mirënjohje përjetë vajzave e djemve, që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë së atdheut!”, u shpreh kryeministri.

Sot, në Gjirokastër do të mbahen disa aktivitete në sheshin ““Çerçiz Topulli”. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj do të marrë pjesë në këto aktivitete si dhe në çeljen e Panairit Kombëtar të Biznesit “Gur mbi gur”.

Aktivitetet në Gjirokastër do të nisin në orën 10.00 me manifestimin qytetar, për të nisur pastaj në orën 11:00 me Panairin Kombëtar të Biznesit në Pallatin e Sportit dhe për të vazhduar në orën 12:00 me homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat