Flota detare shqiptare stërvitje kundër terrorizmit (Video)

Shqipëria

Flota detare shqiptare stërvitje kundër terrorizmit (Video)

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 22:28

Forcat detare të Shqipërisë në Vlorë kanë zhvilluar një stërvitje prej disa orësh për bashkërendim të veprimeve të Forcave Ajrore dhe ato Speciale gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë detare, me fokus në arrestimin e terroristëve.
Stërvitja është bërë në Gjirin e Vlorës me pikënisje nga kalaja e Pashalimanit ku ndodhen edhe radarët.

Në të morën pjesë 4 mjete të Flotiljes detare të Pashalimanit, 2 helikopterë të Forcave të Armatosura dhe trupa nga bataljoni special.

Në këto stërvitje u përpunuan 2 skenarë, i pari ishte kapja e një anije kontrabande dhe i dyti marrja peng i një mjeti me pasagjerë nga terroristët. Ne skenarin e dytë mori pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Gjeneral Major Jeronim Baze së bashku me komandantin e flotës detare gjeneral brigade Qemal Shkurti.

Forcat detare shqiptare të stërvitura me parë nga forca amerikane zbatuan në det arrestimin e terroristëve dhe lirimin e pengjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat