Berisha: Për vrasjen e Azemit ka gisht, Nano, Gjinushi dhe Fatos Klosi

Shqipëria

Berisha: Për vrasjen e Azemit ka gisht, Nano, Gjinushi dhe Fatos Klosi

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 20:29

Në intervistën e ditës së djeshme ish-kryeministri Sali Berisha në, “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili u përgjigj gjatë rreth shumë çështjeve që lidhen ngushtësisht me jetën politike të vendit, dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj interviste të gjatë, Berisha ka folur edhe për intervistat e botuara në gazetën “Dita” të ish-truprojës së tij të viteve të vështira të jetës politike të Sali Berishës, Izet Haxhijan.

Edhe pse, ish-kryeministri Berisha nuk ka dashur të merret aq gjatë me Haxhiajn, sipas Berishës, ai është thjesht një vrasës, për të cilin nuk ja vlen të merresh më gjatë. Më tej, Berisha ka thënë se, “ ky zotëri sëbashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës. Ka pasur vëllanë oficer policie ditën e vrasjes”- tregon Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri ka nënvizuar faktin se kjo intervistë është marrë nga djemtë e Arta Dades dhe sipas tij, nuk ia vlen që të merret me një vrasës.

“Se kush i ka dal në pritë Azem Hajdarit atë e di drejtësia. Ka një dosje dhe hetimet e kanë dënuar”- ka thënë me bujë Berisha gjatë intervistës me gazetaren Eni Vasili.

Kësisoj, pyetjes së gazetares Vasili për arsyen e shpeshtë të qarkullimit të këtyre akuzave, ish-kryeministri i përgjigjet: “Së pari, çfarë ndodhi në Tiranë? Së dyti, kam pasur dyshime për Nanon e më pas për Gjinushin dhe Fatos Klosin. Por, vrasësit kanë shkuar nga Tirana në Tropojë tek Nehat Kulla. Nuk besoj se socialistët të kishin kaq interes për procesin, por ja imponon BE”- ka thënë Berisha gjatë kësaj interviste në orët e vona të natës për gazetaren Eni Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat