Presidenti Nishani takoi nënkryetarin e Kneset, Hamed Amar

Shqipëria

Presidenti Nishani takoi nënkryetarin e Kneset, Hamed Amar

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 19:29

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Zëvendëskryetarin Parlamentit të Shtetit të Izraelit, zotin Hamad Amar, njëkohësisht Kryetar i Grupit të Miqësisë Izrael-Shqipëri, dhe delegacionin që e shoqëron.
Presidenti Nishani rikonfirmoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe shtoi se vizitat e fundit dhe veprimtaritë e përbashkëta po i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.
Zëvendëskryetari i Knesset-it, Amar tha se të gjithë hebrenjtë e vlerësojnë me mirënjohje atë që shqiptarët bënë për shpëtimin e tyre gjatë periudhës së Holokaustit.
Duke u ndalur në të ardhmen e bashkëpunimit shqiptaro-izraelit, ai u shpreh se ka një interes në rritje të biznesmenëve nga Izraeli për Shqipërinë veçanërisht në fushat e energjisë, kërkimit të naftës dhe gazit, turizmit dhe bujqësisë, ku ka mundësi të mëdha zhvillimi.
Po sot presidenti takoi priti sot në një takim Drejtoreshën pranë Bankës Botërore për vendet e Evropës Juglinore, znj. Ellen Goldstein, me të cilën bisedoi për ecurinë e zbatimit të projekteve që Banka Botërore zbaton në vendin tonë, si dhe për stabilitetin makroekonomik dhe fiskal në Shqipëri. Presidenti Nishani dhe Drejtoresha Goldstein shkëmbyen, gjithashtu, mendime për situatën në Bankën e Shqipërisë, në vijim të zhvillimeve të fundit dhe perspektivën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat