Halimi përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Halimi përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 19:07

Deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e zbatimit të regjistrimit të kodit Imei. Sipas Halimit, vendimi i qeverisë shkelte privatësinë e qytetarëve dhe trupa e Kushtetuteses, provoi se zëri i qytetarëve, mund të dëgjohet.

Deklarata e plotë e deputetit demokrat Eduard Halimi:
Sot Gjykata Kushtetuese urdhëroi Pezullimin e zbatimit të vendimit të Edi Ramës “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI, për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” dhe gjobitjen e qytetareve nese nuk i bindeshin vendimit arbitrar te kryeministrit.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetutese ndaloi menjehere Edi Ramen të ndërhyje brutalisht në jetën dhe komunikimet private të qytetarëve shqiptarë, të zgjaste syrin dhe veshin e kontrollit dhe kureshtjes perverse mbi këdo dhe në çdo moment të ditës: ndaloi të ngrejë një regjistër të dhënash konfidenciale të shtetasve shqiptarë, veprim i cili do të vriste privatësinë e tyre si një e drejtë njerëzore, ligjore, kushtetuese

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetutese ndaloi Edi Ramen që të kontrollonte faceboouk-un e secilit, ëhatsapp-in, viberi-in, bbm-in aplikacione dhe programe që kryhen nga pjesa më e madhe e komunikimit mes shqiptarëve

Vendimi për të pergjuar komunikimet elektronike dhe korespodencen personale të gjithkujt ishte antikushtetues dhe antieuropian pasi cenon hapur të drejtën kushtetuese për mbrojtjen e jetës private dhe të dhënave personale. Shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikes, Konventen e EDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë së dates 8 prill 2014.

Marrja e të dhënave personale të abonenteve të celularëve është një dhunë qeveritare që nuk nuk duhej të zbatohej për asnjë ditë.

Ndaj dhe vendimi i sotëm është një vendim drejtësie, i cili padyshim duhet pershendetur si nje shenje e mire se zeri i qytetareve kundër dhunes qeveritare mund te degjohet, dhuna qeveritare mund te zbrapset ne rast se Institucionet funksionojne, arrijne ti qendrojne ne themelet e pavarsise duke beret e mundur ndalin veprimet arbitrare dhe autoritariste te kryeministrit qe kerkonte te behej Vellai I madh duke pergjuar cdo qytetar te vendit.

Partia demokratike pershendet mediat, shoqërinë civile dhe gjithë njerëzit e lirë të këtij vendit të cilët reaguan kundër këtij akti të rëndë antidemokratik, dhe e mbeshtetet ne kauzen e opozitës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetareve shqiptare.

Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe vendimet e tjera të kësaj gjykate, të cilat janë të detyrueshme, janë të panegociueshme. Zbatimi i vendimit të gjykatave ka të bëjë me themelin e demokracisë, dhe kjo është një betejë që Partia Demokratike do ta bëjë cdo ditë, pa u lodhur, në emër të interesave të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat