Ndërron jetë spikeri i parë shqiptar

Shqipëria

Ndërron jetë spikeri i parë shqiptar

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 17:30

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare folësi i parë i lajmeve në Televizionin Shqiptar, Kiço Fotjadhi. Ai ka marrë frymë për herë të fundit në banesën e tij në Tiranë. Mësohet se Fotjadhi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai mbante titullin “Naim Frashëri i artë”. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta është konfirmuar nga të afërm e familjarë të spikerit 74 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat