Gafa e Ramës me Mesharin (Video)

Shqipëria

Gafa e Ramës me Mesharin (Video)

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 17:23

Kryeministri Edi Rama deklaroi se i ka kërkuar Papa Françeskut që të sjellë në Shqipëri një kopje dixhitale të Mesharit të Gjon Buzukut. I bindur se gjithçka fillon me të, Rama ra kështu viktimë e gafës së tij pasi një kopje e tillë ekziston tashmë prej kohësh në arkivën e Bibliotekës Kombëtare.

U mundua ta shiste si një gjë të jashtëzakonshme por ra në gafë.
Kryeministri Rama shkoi personalisht në Bibliotekën Kombëtare për të njoftuar se, me kërkesë të tij, Papa Françesku do të sjellë në Shqipëri një kopje të dixhitalizuar të Mesharit të Gjon Buzukut.
Ende nën efektet e sindromës së vitit zero, Kryeministri nuk e dinte se Meshari i Gjon Buzukut është pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare në disa forma tashmë: i fotokopjuar, në formë dixhitale “High Definition” dhe ndër të tjera mund të shfletohet edhe në internet.
Buja mediatike që ndoqi deklaratën e Ramës u kthye në bujën e gafës së tij. Për të evituar turpërime të tilla, mjaftonte të pyetej një ekspert si ish drejtori i Bibliotekës, Aurel Plasari. Por për sindromën e vitit zero vështirë se ka shërim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat