Ekstremizmi fetar, Llalla takon Hoxhën për hetime të përbashkëta

Shqipëria

Ekstremizmi fetar, Llalla takon Hoxhën për hetime të përbashkëta

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:19

Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar ka takuar sot dy prokurorët atë të Tiranës Adriatik Llalla dhe atë të Kosovës, Sylë Hoxha.

Të dyja palët diskutuan mbi çështje që kanë interes të përbashkët në hetimin e kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal e më gjerë, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve shqiptarë në organizatat terroriste në Siri dhe Irak.

Takimi u zhvillua në një kohë që policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një superaksion në mbarë vendin për arrestimin e personave që dyshohen se nxisin urrejtjen fetare dhe dërgojnë të rinjtë shqiptarë për të luftuar përkrah ISIS në Irak dhe Siri.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan 15 persona të dyshuar për terrorizëm, mes tyre 12 hoxhallarë dhe një politikan.

Ndërkohë gjatë takimit të sotëm, dy drejtuesit e institucioneve hetimore theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vullnetin maksimal për vijimin e hetimeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që shfrytëzojnë lehtësirat kufitare për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat