Tahiri inspekton zhvillimin e Lazaratit pas superaksionit

Shqipëria

Tahiri inspekton zhvillimin e Lazaratit pas superaksionit

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 16:15

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe Owen Jenkins, kryepolici Artan Didi, dhe ambasadori britanik në vendin tonë Nicholas Cannon, kanë zhvilluar një vizitë në fshatin e Lazaratit për të parë nga afër rezultatet e operacionit antidrogë si dhe për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të zonës nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike.

Gjatë kësaj vizite, krerët e lartë janë takuar dhe kanë biseduar me banorët në qendër të fshatit Lazarat dhe më pas kanë parë nga afër kapanonet në pronësi të Gate Mahmutajt ku gjatë operacionit antikanabis u sekuestruan laboratorë droge, marijuanë, armë e bimë të mbjella narkotike.

Ndërsa banorët e fshatit i kanë kërkuar ministrit dhe Drejtorit të Përgjithshëm Didi, ngritjen e një poste policie në komunën Lazarat.

Kjo vizitë vjen në kohën kur fshati famëkeq i Lazaratit, i është rikthyer normalitetit, pas aksionit të suksesshëm antikanabis, një aksion ky që u përshëndet nga i gjithë opinioni ndërkombëtar, duke rezultuar edhe si një faktori kyç në marrjen e statusit kandidat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat