PS: Të enjten seanca për shkarkimin e Fullanit

Shqipëria

PS: Të enjten seanca për shkarkimin e Fullanit

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 14:55

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u mor vendimi që në seancën parlamentare të së enjtes të votohet shkarkimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ky i fundit doli dje para Gjykatës së Apelit, ku u mor vendimi për nxjerrjen e tij jashtë hekurave të paraburgimit 302, duke ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” që kishte dhënë më 5 shtator Gjykata e Shkallës së Parë.

Shkarkimi i Guvernatorit Ardian Fullani është kërkuar edhe në datën 11 shtator nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe kreu i këtij Komisioni Erjon Braçe. Këto kërkesa do të marrin fund me votimin e së enjtes në Kuvend, ku përsëri pritet që të mungojë opozita.

Gjithashtu mësohet se në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama me dyer të mbyllura, është diskutuar edhe për festimet e 70-vjetorit të çlirimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat