Dita e ardhjes së Atit të Shenjtë në Tiranë

Shqipëria

Dita e ardhjes së Atit të Shenjtë në Tiranë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 13:35

Dita e ardhjes së Atit të Shenjtë, më 21 shtator, do të shoqërohet me një program të ngarkuar. Kjo duket qartë nga agjenda e cila jep detajet mbi mënyrën se si do të jetë e organizuar kjo ditë e veçantë dhe e bukur për shqiptarët.
Sipas komunikatës për shtyp, Papa Francesku do të mbërijë në orën 9:00 në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Kryeministri dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike.
Më pas Ati i Shenjtë do të zhvillojë një vizitë kortezie me Presidentin Nishani. Në sallën e pritjes se Presidencës do të mbajë edhe një fjalim në prani edhe të autoriteteve te larta shqiptare.
Në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” Papa Françesku, do të kremtojë Meshën e Shenjtë.
Me të do të bashkëkremtojnë 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.
Në meshë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe dashamirësit që kanë dëshirë të jenë pranë Atit të Shenjtë. Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike.
Kryetari i Bashkise së tiranës do ti dorëzojë Atit te Shenjte çelesin e qytetit.
Këshillohet që hyrja dhe vendosja e pjesëmarrësve në shesh të kryhet sa më herët.
Në orën 13.30 papa francesku do të takojë dhe drekojë me ipeshkvinjtë shqiptarë.
Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e brendshëm me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.
Në orën 16.00 në universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet një takim me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera.
Një orë më pas do të kremtohet lutja e mbrëmësores me meshtarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës . gjatë këtij takimi do të ketë edhe dy dëshmi nga një meshatr dhe një motër që i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.
Takimin e fundit Papa Francesku do ta zhvillojë me fëmijët e qendrës betania dhe me një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri.
Në 19 .45 Papa Francesku do të lërë Shqipërinë për tu nisur drejt Romës.
Me vendim të Bashkisë së Tiranës, gjatë gjithë ditës së diel, e gjithë hapësira brenda unazës së mesme të Tiranës do të kthehet në rrugë pedonale.
Automjetet që vijnë nga Veriu do të parkohen në krah të rrugës së ish-Fushës së Aviacionit. Ata nga Jugu në sheshin “Garibaldi” dhe në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dhe automjetet që vijnë nga Juglindja do të parkohen në rrugën “Gjeneral Nikols”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat