Spartak Ngjela: Në BSH janë vjedhur 200 milion euro

Shqipëria

Spartak Ngjela: Në BSH janë vjedhur 200 milion euro

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 17:10

Avokat Spartak Ngjela thotë se vjedhja në Bankën e Shqipërisë është shumë më e madhe.Sipas tij janë vjedhur 200 milion euro.

Ndaj dhe sipas Ngjelës, ka nisur një sulm i egër i Berishës dhe atyre që kanë përfituar nga Banka e Shqipërisë.

Ai ndërkohë thotë se kryeministri dhe prokuroria duhet të rezistojnë.

Ndërsa thotë më tej, se në Shqipëri nuk mund të gjendet një guvernator i denjë.

“Të gjithë të tremburit kanë pjesë në vjedhje.

Po cila është vjedhja? Nga ato që kanë dalë deri tani si abuzim në Bankën e Shqipërisë, vjedhja i kalon 200 milione euro.

Shiheni me vëmendje: gjithë ajo bankë ka një fitim vjetor prej 30 milionë lekësh të vjetra. Turp! Sa një kioskë mizerabël. Por Banka ka pasur shpenzime që i kalojnë 40 milionë euro ne vit. Ku kanë shkuar gjithë këto para? E pra, kjo është arsyeja pse bërtasin sot me klithma beneficiarët, domethënë përfituesit.

Saliu i pari, prandaj prezenca e këtij abuzuesi të paturp dhe të urryer nga populli, ndërkohë është një turp komëetar. A do vijojë hetimi i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë deri ne fund?

Por, a do të pranojë PS që të emërojë një ish- guvernator të bankave europianoperendimore si guvernator të Bankës së Shqipërisë?

Partia Socialiste e ka detyrë kombëtare këtë emerim.

Por këtu ka sërish diçka: ata që do ta kundërshtojnë guvernatorin e huaj do të jenë ata që kanë përfituar nga vjedhjet në BSH.

Më shumë do të klithë Saliu… dhe kuptohet nga të gjithë shqiptarët se përse.

Por dy janë pikat që duhet të rezistojnë në këtë luftë: prokurori dhe kryeministri shqiptar, njëri drejt hetimit radikal dhe tjetri drejt emërimit profesional.

Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë guvernator për Bankën e Shqipërisë…”, thotë Ngjela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat