Bushati takohet me Ministrin Baird

Shqipëria

Bushati takohet me Ministrin Baird

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 17:29

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka pritur sot në një vizitë Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird.

Gjatë takimit, Bushati ka vlerësuar rëndësinë e vizitës së Baird si Ministri parë i Jashtëm i Kanadasë që viziton Tiranën.

Gjithashtu, ai ka shprehur mirënjohje për rolin mbështetës që Kanadaja i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në planin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e investimeve, ku Kanadaja është aktualisht investitori i parë me kapitalin më të madh të investuar në Shqipëri. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat