Skandal- Statuja e Nënë Terezës përfundon në bërllok(Foto)

Shqipëria

Skandal- Statuja e Nënë Terezës përfundon në bërllok(Foto)

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 16:16

Hidhet në plehra, statuja e Nënë Terezës që qëndroi për disa vjet në hyrje të areoportit të Rinasit që mban edhe emrin e bamirëses.

Përmendorja e saj u zëvendësua nga statuja e saj që qëndronte në sheshin me të njëjtin emër. Pavarësisht vlerave artistike të kësaj përmendoreje është e trishtë të shohësh se si trajtohet. Për ata që kanë menduar për këtë zhvendosje duhet të ishte menduar për pak më shumë respekt për një emër të tillë, transmetojnë mediat shqiptare.

Kjo foto është shkrepur në një ambient ne Tirane ku duket qartë se si është trajtuar përmendorja e nobelistes shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat