Berisha: Nuk ka rend në qeverinë Rama-Meta

Shqipëria

Berisha: Nuk ka rend në qeverinë Rama-Meta

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 15:40

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar dhe e ka quajtur krim barbarë vrasjen e dy grave të cilat janë msakruar në Durrës.

Berisha ka thënë se me qeverinë e Ramës dhe Metës nuk do të ketë siguri dhe i ka drejtuar akuza kësaj qeverie të cilët me cinizmin e tyre po e zëvendësojnë mungesën e rendit.

“Nje krim horror. Dy gra, zonja te moshuara, masakrohen barbarisht ne banesen e tyre ne Durres.
Te dashur miq, nje krim horror ka ndodhur mbreme ne qytetin e Durresit. Dy zonja te moshuara jane lidhur dhe mbytur barbarisht gjate nates ne banesen e tyre. Ky eshte nje krim monstruoz qe ka tronditur Durresin dhe mbare Shqiperine, deshmia e radhes e revanshit te papermbajtur te krimit mbi rendin dhe sigurine e qytetareve, ne zemer te qyteteve tona dhe ne mbare vendin. Kjo ngjarje mizore eshte nje aktakuze tjeter ndaj byrazerit te krimit, Edvin Kristaq Rames dhe zedhenesit te tij per rendin Tahiri, qe me lidhjet e tyre jane mbrojtje dhe inkurajim i madh per mafien dhe krimin qe vetem dy ditet e fundit kane goditur me te gjitha mjetet; tritol, kallashnikov, çekic, litar, ne Vlore, Tirane, Durres e kudo.

Me qeverine Rama - Meta nuk ka dhe nuk do kete rend dhe siguri. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim makaber, denoj qeverine Rama - Meta, lidhjet e tyre me bandat, cinizmin e tyre te zevendesimit te mungeses se rendit dhe te sigurise me suksese imagjinare dhe statistika fallco te kriminalitetit te papermbajtur! “, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat