Kreu i FMN-së: Të shkarkohet Fullani? Veproni sipas ligjit

Shqipëria

Kreu i FMN-së: Të shkarkohet Fullani? Veproni sipas ligjit

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 15:03

Nadeem Ilahi, përfaqësuesi i Misionit të FMN-së në Tiranë ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë. Në përfundim të takimit, kreu i misionit të FMN-së u shpreh se, “duhen pritur hetimet për të kuptuar atë që ka ndodhur”, duke iu referuar grabitjes së 713 milionë lekëve.

“Ne shohim që kjo është një çështje penale mbi të cilën po hetohet. Ne mendojmë se Qeveria dhe të tjerët duhet të presin që të plotësohen hetimet penale për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe vetëm atëherë mund të merret një vendim për të ardhmen. Kjo vlen edhe për qëndrimin ndaj drejtuesve të Bankës”, tha Ilahi.

Kreu i misionit të FMN-së në Tiranë tha se kërkesat për largimin nga detyra të drejtuesve të Bankës së Shqipërisë duhet të marrin përgjigje sipas ligjit.

“Në të njëjtën kohë ka kërkesa për të hequr drejtuesit e bankës. Unë mendoj se e gjithë kjo duhet të bëhet në atë çfarë thotë ligji dhe duhet bërë duke ndjekur atë ligj, kështu që ne jemi të sigurt se besueshmëria e institucionit është e ruajtur”, është prehur Ilahi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat