Ndryshimet në Polici, CV-të e 3 prej drejtuesve

Shqipëria

Ndryshimet në Polici, CV-të e 3 prej drejtuesve

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 22:28

Haki Çako është me arsim policor, ka një karrierë prej 23 vitesh në Policinë e Shtetit. Ka shërbyer në të gjitha funksionet policore, nga specialist, shef sektori, shef krimesh, Shef Komisariati dhe Drejtor Policie në Qark.Për rreth 15 vite ka shërbyer në Policinë Kriminale dhe Hetimin e Krimeve. Ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh të suksesshme policore, më i fundit operacioni antidrogë në Lazarat. Së fundmi kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër. Aktualisht është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për krimin e organizuar e krimet e rënda.

Alban Çela është me arsim policor, ka një karrierë prej 15 vitesh në strukturat e Policisë së Shtetit, ku ka shërbyer në strukturat e luftës kundër krimit. Në mënyrë të veçantë në një periudhë prej 8 vitesh, nga viti 2004, nga viti 2006 ka mbuluar detyra të ndryshme në struktura e luftës kundër krimit të organizuar, si kundër trafiqeve të paligjshme, krimit ekonomik e financiar, antidrogës etj., në të cilat është shquar për profesionalizëm të lartë, korrektësi e integritet në përmbushjen e detyrave. Në vitet 2004-206 ka kryer detyrën e Shefit të Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Durrës.Së fundmi kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Berat. Aktualisht është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës.

Jaeld Çela është me arsim policor, ka një karrierë prej 15 vitesh në strukturat e Policisë së Shtetit, ku ka punuar në strukturat e rendit publik, kufirit dhe të luftës kundër krimit.Nga viti 2004 ka mbuluar detyra të ndryshme në struktura e luftës kundër krimit të organizuar, si kundër trafiqeve të paligjshme e drogës, në të cilat është shquar për nivel të lartë profesional, korrektësi e integritet në përmbushjen e detyrave. Së fundmi kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Durrës. Aktualisht është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat