Rama në Kuvend: Maxhoranca nuk i ka mbyllur gojën opozitës

Shqipëria

Rama në Kuvend: Maxhoranca nuk i ka mbyllur gojën opozitës

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:21

Duke folur në seancë për mungesën e opozitës, kryeministri Rama tha se maxhoranca nuk është përpjekur asnjëherë t’i mbyllë gojën kundërshtarit politik. Sipas tij, mazhoranca ka vullnetin të dëgjojë opozitën, por nuk mund ta presë ata në pafundësi.

Përballë karrigeve bosh të deputetëve të opozitës, kryeministri Rama, i ktheu përgjigje kundërshtarit politik, mbi vendimin për vijimin e bojkotit të Parlamentit.

“Ata mungojnë se mungojnë arsyet, por besoj se arsyet për mungesën, janë tregues të mungesës së ekuilibrit”

Rama tha se nuk ekziston asnjë përpjekje nga ana e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës. Për këtë ai iu referua statistikave të sesionit të fundit parlamentar.

“Dje kam parë të dhënat nga aktiviteti parlamentar dhe lideri i opozitës në sallë, kishte më shumë se dyfishi i kohës së shfrytëzuar se sa kryeministri. Edhe ky mund të quhet si fakt i paarsyetuar si rekordmen, se atë që ai e quan rekord në not unë e quaj të qendruari në ujë.”

Kreu i qeverisë tha se shumica mazhoranca ka vullnetin të dëgjojë opozitën, por nuk mund ta presë ata në pafundësi.

“Opozitën nuk mundet vetëm ta respektojmë në vendimin e saj dhe ne nuk mund të bëhemi beibisiteri i saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat