Kuvend, mazhoranca rrëzon presidentin

Shqipëria

Kuvend, mazhoranca rrëzon presidentin

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 20:05

Në seancën e parë parlamentare të sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit ashtu siç pritej mazhoranca ka rrëzuar pesë dekretet e presidentit.

Partia Demokratike nga ana tjetër ka vazhduar bojkotin e punimeve. Por, i pranishëm në sallë ishte PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, i cili ka sqaruar se forca politike që ai drejton vazhdon të jetë pjesë e opozitës.

Mazhoranca ktheu dekretin e presidentit për reformën territoriale me 81 vota kundër, ndërsa më herë bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për këtë reformë, Bashkim Fino rrëzoi me argumente arsyetimet e presidentit për kthimin e ligjit.

Gjithashtu, deputetët e mazhorancës qeverisëse rrëzuan dekretin për Shkollën e Magjistraturës me 77 vota, dekretin për ligjin për Policinë e Shtetit me 79 vota, dekretin për Gjykatën Administrative me 73 vota si dhe drejtin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë me 78 vota kundër.

Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Nishani, se me kthimin e 5 ligjeve ka goditur prioritetet kombëtare. Ai tha se, këto dekrete nuk janë partiake, por një domososhmëri qytetare. Po ashtu, Rama tha se qeveria "nuk ka kohë për të humbur në debate me Presidentin", i cili vijon të sulmojë punën e qeverisë, duke injoruar aksionet e Policisë së Shtetit.

“Arsyeja pse ne sot jemi këtu për të zbrapsur dekretet e Presidentit, jo vetëm t'i sjellim në vëmendje opinionit se praktikisht Presidenti nuk ka goditut disa ligje, por ka goditur disa prioritete kombëtare. Reforma në drejtësi është prioritet kombëtar dhe jo partiak”, u shpreh Rama.

Meta voton kundër emërimit të Felajt ministre: Ishte gabim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë nga ngatërresë gjatë votimit të dekretit për emërimin e Ermonela Felajt si ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Kreu i Kuvendit votoi kundër gabimisht për shkak se më parë kishte votuar kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për kthimin e ligjeve të miratuara në Kuvend për rishqyrtim.

“Edhe e imja se ishte gabim se ishte nga dekreti i mëparshëm. Se unë votoj hapur. Pra ajo e vetmja kundër është e imja. Ka vetëm tre abstenime”, u shpreh Meta duke sqaruar se vota e tij është pro emërimit të saj si ministre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat