INUK, aksion për heqjen e tabelave reklamuese në rrugë

Shqipëria

INUK, aksion për heqjen e tabelave reklamuese në rrugë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 13:58

Në kuadër të ndryshimeve që janë bërë në Kodin Rrugor, INUK filloi sot aksionin për heqjen e tabelave reklamuese në akset rrugore. Aksioni i sotëm u përqendrua në aksin rrugor Qafa e Kasharit-Laprakë.

40 është numri i tabelave që janë parashikuar të hiqen nga ky aks, ndërkohë INUK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, apo subjekteve që t’i heqin këto tabela reklamuese në të kundërt do të përballen me ligjin.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor do të ndëshkohen 4-fish me gjobë, ata që vendosin reklama apo njoftime të paautorizuara në perimetrin e rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat