Samit historik i BE!

Shqipëria

Samit historik i BE!

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 16:30

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përshëndetur zgjedhjen e Donald Tusk si President të Këshillit Europian të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Berisha i ka përshëndetur edhe zgjedhjen e ministres se jashtme të Italisë Mogherini, si kryediplomate e BE.

Dhe i ka uruar suksese Ministres Mogherini në postin e kryediplomates së BE, e i ka shprehur mirënjohjen Baroneshës Ashton, që me vendosmërinë dhe urtësinë e saj ndërmjetësoi një ndër marrëveshjet më të rëndësishme për paqen në rajon, marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit.

Samit historik i BE!

Te dashur miq, lideret e vendeve anetare te BE zgjodhen ne nje vendim historik kryeministrin e suksesshem te Polonise mike, promotorin e shquar te lirise se tregut dhe vlerave te Qendres se Djathte, Donald Tusk, President te Keshilit Europian te BE. Kjo eshte nje arritje e madhe e tij, e kombit polak qe udhehoqi procesin e kalimit nga diktatura ne demokraci te vendeve ish-komuniste dhe mbare Europes.

Duke pershendetur perzemersisht zgjedhjen e europeistit te perkushtuar, Kryeministrit Donald Tusk, ne krye te Keshillit Europian te BE, i urojme atij suksese ne detyren e re shume te rendesishme qe ju besua si dhe te shprehim mirenjohjen tone ndaj Presidentit Herman Van Rompuy per udheheqjen e tij te urte dhe te vendosur te Keshillit Europian ne dy mandate si dhe mbeshtetjen dhe ndiejat e tij miqesore ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

Une gjithashtu pershendes perzemersisht zgjedhjen e ministres se jashtme te Italise mike Mogherini, mike e kombit tone, si kryediplomate e BE. Duke i uruar suksese Ministres Mogherini ne postin e kryediplomates se BE, shprehim mirenjohjen per Baroneshen Ashton, qe me vendosmerine dhe urtesine e saj ndermjetesoi nje nder marreveshjet me te rendesishme per paqen ne rajon, marreveshjen midis Prishtines dhe Beogradit”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat