Islami shpërthen në media: Erdha në Shqipëri me parfum francez dhe pastrova m..tin e babait Ditmir Bushatit

Shqipëria

Islami shpërthen në media: Erdha në Shqipëri me parfum francez dhe pastrova m..tin e babait Ditmir Bushatit

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 00:05

Tirane- “…Isha mirë e bukur në Francë dhe mora gruan, fëmijët me gjithë lecka dhe i solla këtu në halenë e Europës. Erdha këtu me parfum francez dhe pastrova m..tin e babait të Ditmir Bushatit, të Ledi Shamkut, të gjithë atyre që i mban sot Edi Rama afër…” – kështu është shprehur Katriot Islami, dikur deputet i PS-ë tani deputeti i grupit parlamentar të PD-së.
Në një intervistë të botuar sot në gazetën “Dita” për gazetaren Mira Kazhani Islami ka rrëfyer ditët kur u shkëput nga PS-ja:
“…Ku ishin votuesit, kur Edi Rama më hodhi në humnerë? Më tha ose të vras unë, ose vrit veten. I thashë djalit të Mehmet Shehut. Ai vrau veten, por unë jo, nuk ja lejoj askujt atë kënaqësi…”
Duke folur për pse-të e kalimit te Berisha, Islami thotë: “…Askush nuk më doli në krah, as Gramoz Ruçi. Saliu më tha: Si je? I vdekur,- i thashë. Ai më shtriu dorën! Doja të hakmerresha. Me Sali Berishën, u bashkova për t’i treguar këtij vendi se Rama është më i keq se Berisha. Ai të paktën nuk të lë të vdesësh…”
Islami nuk mungon as sulmi për të rinjtë në PS: “…E ke parë si e ka bërë partinë? Pse G99 janë e ardhmja? Nejse, se pederastia tashmë ka emër tjetër, quhet orientim liberal…” – thotë Islami duke regjistruar kështu edhe një deklaratë që me siguri nuk do t’u pëlqejë organizatave që mbrojnë diversitetet, shkruhet në faqen online të gazetës Dita.

Islami përgenjështron: Kthimi në atdhe s’ka lidhje me familjen, isha beqar

Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, deputeti Islami ka hedhur poshtë vërtetësinë e kësaj interviste, duke e cilësuar një spekulim nga media që kanë përfunduar në duart e oligarkisë.
“Spekullimin nuk duhet ta pergenjeshtrosh… Ate duhet ta injorosh… Ose ta kthesh ne qesharak…. ***** Ne nje vend me media ne duart e oligarkise… Nje politikani i botuan nje shkrim ne forme interviste te padhene… Kur ai mori dhe pyeti ku eshte gjetur kjo interviste, ata ju pergjigjen: Burimi nuk tregohet… ***** Une kam mbaruar doktoraten ne France ne vitin 1985… Dhe jam kthyer ne atdhe ne shtator 1985… Kam qene i pamartuar ne ate kohe…. Kthimi im ne atdhe nuk mund te kete lidhje as me familjen e as me femijte… **** Te tjerat jane me te lehta per tu cmontuar, por nuk ja vlen…” shkruan ai në fb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat