Rama: Tusk reformator, Mogerini mike e mirë

Shqipëria

Rama: Tusk reformator, Mogerini mike e mirë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 23:56

Një lajm i gëzuar ka qenë për kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, zgjedhja si shefe të politikës së jashtme të Federika Mogerinit në Këshillin Evropian.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, Rama ka vlerësuar zgjedhjen në këtë post të Mogerinit, duke e cilësuar atë si një mike të mirë.
“Fort i gëzueshëm lajmi i zgjedhjes së Federika Mogerinit, grua e re dhe e mençur, mike e mire, nga sot shefe e politikes se jashtme te BE :-)” citohet në mesazhin e kryeministrit Rama.

Rama është ndalur dhe tek zgjedhja në postin e presidentit të ri të Këshillit Europian, detyrë e cila tashmë i takon kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk.

Për Ramën, kjo ka qenë një zgjedhje e shumëpritur, duke e cilësuar Tusk një reformator dhe evropianist i vendosur.

"E shumëmirëpritur për ne edhe zgjedhja e kryeministrit te Polonise Donald Tusk si President i BE! Reformator dhe europianist i vendosur.”-është shprehur Rama.

Në një samit të jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Bruksel, Federica Mogherini u zgjodh shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian.

Lajmi për emërimin e Mogherinit në postin e ministres së Punëve të Jashtme të BE''''së u bë i ditur nga presidenti në largim i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Federica Mogherini do të zëvendësojë baroneshën Catherinë Ashton, mandati i të cilës përfundon në muajin tetor. Ndërkohë, në postin e presidentin të KE''''së, të cilin e mban Van Rompuy, do të jetë Donald Tusk, kryeministri i Polonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat