Mjek i diplomuar në Shqipëri, pa shkuar në universitet

Shqipëria

Mjek i diplomuar në Shqipëri, pa shkuar në universitet

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 22:19

Të diplomohesh vetëm në 10 ditë. Nëse ambasada italiane në Tiranë nuk do të kishte bërë kontrollin e nevojshëm, sot në Peskara do të kishte një dentist me diplomë të dyshimtë. Ky është vetëm një rast. Pas nga përllogaritja e Ministrisë së Arsimit në Tiranë në vitet e fundit të paktën 900 studentë të huaj kanë marrë diplomë në universitetet ku flitet shqip nuk dinë asnjë fjalë të vetme në shqip. Ajo që nuk dihet është se sa prej këtyre 900 “letrave” janë bërë të vlefshme nga konsullatat e huaja. V.N., nga Peskara u paraqit më 6 mars të vitit 2012 në ambasadën italiane në Tiranë.

Në dorë mbante një diplomë të lëshuar nga Universiteti Kristal më 20 korrik 2011, në të njëjtin universitet ku u “diplomua” dhe Renzo Bossi, raporton “Corriere della Sera”. 42-vjeçari ka kërkuar njohjen e diplomës në mënyrë që ajo të kishte vlerë edhe në Itali. Kjo mendohej të ishte vetëm një formalitet.

Por, ambasada ka kërkuar datat se kur ai ka dhënë provimet, pas dyshimeve të ngritura. V.N., ka pretenduar se ka jetuar 5 vjet në Tiranë, por nuk ishte regjistruar në Gjendjen Civile italiane si banues jashtë vendit. Kjo është e detyrueshme për ata që jetojnë të paktën 12 muaj jashtë Italisë. Ambasada gjithashtu ka kërkuar nga Policia Kufitare shqiptare prezencën efektive të italianit në Shqipëri. Ndryshe nga rasti i Renzo Bossi-t, V.N., kishte ardhur në Tiranë, por ka qëndruar vetëm për 10 ditë. Në fillim kur është regjistruar në vitin 2006 dhe kur është diplomuar në vitin 2012. Por, universitetit për stomatologji kërkon 5 vjet studime me të paktën 3 ditë në javë prezencë.

Muajt e ardhshme pritet që dhe dhjetëra italiane të tjerë të shpejgojnë se si kanë mundur të diplohomen në një kohë të shkurtër. Dhe pa pasur njohur në gjuhën shqipe. Ndërkohë qeveria shqiptare ka nisur një reformë në arsim duke mbyllur disa universitete private që nuk plotësojnë kriteret akademike. Kjo pritet të mbyllë erën e blerjes së diplomave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat