Vjedhja e BSH-së, në pranga shtatë të tjerë

Shqipëria

Vjedhja e BSH-së, në pranga shtatë të tjerë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 20:48

Shtatë anëtarët e komisionit të inventarizimit në Bankën e Shqipërisë janë arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Gentjan Jahja, Emiljano Lamçe, Bahri Allushi, Medi Marku, Medi Molla, Fatbardha Gufi dhe Ilir Deda janë emrat e të arrestuarve.

Kjo e ka çuan në 17 listën e personave të akuzuar si të përfshirë në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i BSH-së.

Shtatë persona e arrestuar sot akuzohen për shpërdorim detyre. Por mësohet se Prokuroria ka edhe dyshime se vjedhja është kryer në bashkëpunim, pasi këta persona kanë firmosur se gjendja në arkën në veprim për vitet 2011-2013 ka qenë në rregull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat