Dëshmitari: Shpërthimi në Vlorë, si në Bagdat

Shqipëria

Dëshmitari: Shpërthimi në Vlorë, si në Bagdat

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 14:00

Dëshmitarët e atentatit me eksploziv në Vlorë, ku një 19-vjeçare mbeti e plagosur dhe një person humbi jetën, tregojnë se shpërthimi ishte aq i fortë ,sa rrëzoi shishe dhe objekte që gjendeshin në lokale e shtëpitë përreth.

“Kam qenë në lokal së bashku me klientë, kur për një moment kam dëgjuar një shpërthim shumë të madh. Ishte aq shumë i fortë, sa ranë në tokë shishe që gjendeshin në banak dhe ora e murit. Mund ta krahasoj me një tërmet nga tronditja dhe me një bot gazi nga zhurma. Jemi trembur jashtëzakonisht shumë dhe fillimisht u shtrimë të gjithë në tokë. Ishte një skandal i vërtetë, një ngjarje shumë tronditëse”, tregon për “GSH”-në pronari i një biznesi, me inicialet L.V

Më tej ai vijon rrëfimin teksa tregon se , “Pak pas shpërthimit, po dëgjoheshin thirrjet e një vajze. Dola nga lokali së bashku me klientë të tjerë, por të them të drejtën askush nuk guxonte të afrohej. Vajza ishte disa metra larg makinës, si duket nga presioni i madh i shpërthimit fluturoi jashtë, madje në një farë mënyre e shpëtoi, se vajza ishte e gjallë kur u transportua për në spital. Vajza qëndroi goxha në tokë.”

Sipas tij e gjithë skena ishte një horror që mund të konsiderohej si një Bagdat i vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat