Nguti për rrëzimin e dekreteve të Presidentit

Shqipëria

Nguti për rrëzimin e dekreteve të Presidentit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 21:40

Në ngut për të vënë në zbatim atë që kryeministri Rama deklaroi: rrëzimin e menjëhershëm të dekreteve të presidentit për ligjet e drejtësisë dhe ndarjen territoriale, kryetari i Komisionitë të ligjeve nuk do të presë nisjen e sesionit, por ka thirrur mbledhjen më 29 gusht. Spartak Braho i LSI nuk u ka dërguar një njoftim të ngjashëm anëtarëve të Komisionit të Sigurisë, përgjegjës për shqyrtimin e dekretit për Ligjin e Policisë. Deputetë të mazhorancës dhe opozitës e cilësuan jonormale nisjen e punës së komisioneve para çeljes së sesionit parlamentar.

Dhe shefit askush nga partia e tij nuk ka ndërmend t’ia bëjë fjalën dysh edhe kur kjo nuk përputhet me rregullin kushtetues.
Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Ligjeve ka vendosur t’i shqyrtojë dekretet pa nisur sesioni i ri parlamentar.
Në përmbushje të vullnetit të kryeministrit ai ka njoftuar mbledhjen e komisionit të premten me datë 29 ora 10.
Kushetuta sanksionon që sesioni i Kuvendit nis të hënën e parë të shtatorit e cila këtë vit përkon me datën 1.
Ndërkohë nëse nuk do ketë surpriza, mbledhja që Xhafa ka thirrur në prag të fundjavës, do të jetë formale, pasi kryeministri ka folur tashmë: mazhoranca nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në ligjet për shkollëm e Magjistraurës, Kshillin e Lartë të drejtësisë, Gjykatën Administrative dhe as për Ndarjen e re Territoriale Administrative.

Kreu i shtetit renditi një sërë arsyesh për rishqyrtimin e tyre dhe të gjitha konvergojnë në një pikë, janë antikushtetuese, cenojnë balancën e pushteteve dhe nuk shkojnë në interes të qytetarëve.

Në fund të njoftimit, evidentohet qartë qëllimi: Dekretet duhet të jenë pjesë e rendit të ditës së seancës plenare të datës 1 shtator 2014.

Ditën e premte, datë 29.08.14 ora 10.00 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve me rend dite :
1. Dekret nr.8675, datë 11.08.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës” të ndryshuar”.
2. Dekret nr.8678, datë 15.8.2014 Për kthimin e ligjit nr. 100/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
3. Dekret nr.8679, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të
Lartë të Drejtësisë” të ndryshuar.
4. Dekret nr.8696, datë 22.08.2014, “Për kthimin e ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Dekretet e mësipërme janë pjesë e rendit të ditës së seancës plenare të datës 1 shtator 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat