Lufta kundër terrorizmit, Shqiperia nis armatime drejt Irakut

Shqipëria

Lufta kundër terrorizmit, Shqiperia nis armatime drejt Irakut

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 21:36

Tirana ka nisur të transferojë sasi të mëdha armësh dhe municionesh për kurdët në Irak për të ndihmuar në ndalimin e avancimit të shtetit islamik.
Një burim nga Ministria e Mbrojtjes, që ka dashur të mbetet në anonimat, i ka thënë agjencisë së lajmeve "BIRN" se transferimi i armëve ka nisur pas vendimit të marrë nga qeveria këtë muaj.

Të paktën një avion transporti C-17 i forcave ajrore amerikane, i cili zakonisht përdoret për të transferuar armë e municione, ka lënë aeroportin “Nënë Tereza” të dielën.

Sipas një vendimi të marrë më 22 gusht, Shqipëria do të dërgojë 22 milionë fishekë AK-47 7. 62 millimeter, 15,000 granata dore dhe 32 mijë granata hedhëse të kalibrave të ndryshëm për forcat kurde në Irak. Po kështu Shqipëria do t’i dhurojë edhe 10 mijë automatikë 7.62 mm, model 56, Policisë Kombëtare Afgane.

Dje Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, falenderoi Shqipërinë por edhe aleatët e tjerë për mbështetjen e njerëzve në Irak në luftën e tyre kundër ISIS.

"Vendosmëria e popullit irakian dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u përballur me kërcënimin e ISIS është në rritje dhe Shtetet e Bashkura po shohin përpara për të punuar me miqtë tanë nga e gjithë bota për të ndihmuar në këtë përpjekje", tha ndër të tjerash Hagel, citohet në deklaratën e Departamentit të Mbrojtjes, që mban datën 26 gusht 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat