Gjykata e Shkodrës la në burg shefin e Policisë së Velipojës

Shqipëria

Gjykata e Shkodrës la në burg shefin e Policisë së Velipojës

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 20:59

Gjykata e Shkodres vendosi arrest me burg per shefin e policise se Velipojes, Ernest Paluku akuzohet se ka kërkuar favore seksuale nga shtetasja Rudina M., e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë për të bërë kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj. Të dielën emigrantja ka qenë në një klub në zonën e plazhit të Velipojës dhe kur ka dalë jashtë ajo ka konstatuar gërvishtje të makinës së saj tip Benz. Ajo i është drejtuar të shoqit me dyshimin se e ka gërvishtur ai, ndërsa bashkëshorti kur ka dëgjuar këto akuza, e ka rrahur 32- vjeçaren. Ajo ka shkuar të denoncojë rastin e dhunës, por Paluku i ka ofruar ndihmë në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të. Pas denoncimit të bërë nga gruaja, 50- vjeçari është arrestuar nga Policia e Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat