Thesari nuk kishte kasafortë

Shqipëria

Thesari nuk kishte kasafortë

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:29

jykata e Apelit la dje në burg shtatë të arrestuarit në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Të shtatë këta persona apeluan vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar ndryshim të masës së sigurisë burg pa afat që ishte vendosur për ta. Kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Për 5 orë Gjykata e Apelit shqyrtoi me dyer të mbyllura kërkesat e stafit të Bankës së Shqipërisë për të ndryshuar masat e sigurisë, nuk kanë munguar dhe deklarimet e personave nën hetim. Petrit Rramohitaj, një nga personat e arrestuar, që kërkoi edhe ndryshimin e masës së sigurisë, denoncuar në sallën e gjyqit se nga drejtuesit e bankës, sistemet e sigurisë përfshirë dhe kasafortën në të cilën duhet të qëndronin çelësat e dyerve të blinduara janë vendosur vetëm pasi është bërë publik skandali i vjedhjes së bankës. Rrëzimi i masës së sigurisë si dhe detaje të tjera të procesit u njoftuan dje nga A1 Report. Ish- drejtori Qendrws sw Emisionit Dorian Çollaku, paçka se është i vetmi zyrtar i lartë i Bankës së Shqipërisë nën akuzë dhe i arrestuar për skandalin e vjedhjes, sërish dhe para gjykatës ka mohuar të ketë dijeni për vjedhjen.

Ai tha para gjykatës se për sa i përket veprimeve dhe mosveprimeve të tij si drejtor i Departamentit të Emisionit, nuk i ka shkaktuar asnjë vjedhje dhe asnjë dëm shtetit, pasi është Bitraj ai që ka kryer vjedhjen dhe tashmë e ka pranuar. Për trupin gjykues, përbërë nga Metush Saraçi, Gramoz Levanaj dhe Hysni Demiraj, Thesari i BSH, por edhe vetë Banka e Shqipërisë, duket se ka funksionuar si një kooperativë e keqe bujqësore. Gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë nuk kanë munguar familjarët e të dyshuarve në vjedhje, teksa në përfundim avokatët e tyre kanë deklaruar se do të dërgojnë për rekurs në gjykatën e lartë vendimet e gjykatës së apelit. Ndërkaq, ditën e djeshme prokuroria nuk ka mundur që të nisë e të marrë dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të bankës, pasi njërit prej prokurorëve i kishte ndodhur një fatkeqësi familjare. Pritshmëria e grupit hetimor ka qenë e madhe për shkak se, fletë-thirrjet ishin dërguar disa ditë më parë dhe e para që do të paraqitej zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni. Adrian Bitraj dhe Mimoza Bruzia janë të vetmit që nuk kanë ndryshuar masën, duke pranuar akuzën dhe vjedhjen e kryer. Masat u shqyrtuan nga tre trupa gjyqësore të veçanta. Edhe pse ka kaluar afro një muaj nga nisja e hetimeve për skandalin e thesarit të Bankës së Shqipërisë, ende mbetet e papërcaktuar shifra zyrtare e dëmit ekonomik shkaktuar shtetit nga vjedhja e kryer. E pikërisht për të hedhur dritë mbi shifrën reale të vjedhur nga paratë e shqiptarëve prej thesarit të bankës, është firmosur dhe vendimi i prokurorisë për të kontraktuar një grup ekspertësh kontabël të jashtëm të cilët do të verifikojnë pasqyrat financiare të bankës, si dhe do të bëjnë rakordimet e gjendjes fizike të parave në thesar.

Masat te Apeli

Pasi janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, shtatë ish-punonjësit e Departamentit të Emisionit (Thesarit), nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga prokuroria. Gjatë dëshmive të tyre ata kanë deklaruar se, nuk kishin dijeni për vjedhjen që kishte bërë Ardian Bitraj. Arrestimet e tyre janë bërë pasi, prokuroria beson se, ka prova se këta ish-punonjës nuk kanë parandaluar vjedhjen që po bënte Bitraj, në bashkëpunim me nipin e tij, Klevis Bejtaj. Personat e arrestuar kanë pasur detyra për të kontrolluar depozitat në arkat stok dhe në ato të lëvizshme, dmth në arkat ku mblidheshin paratë e dëmtuara dhe paratë e reja që do të hidheshin në treg. E sipas akuzës, shtatë të arrestuarit dyshohet se, mos veprimet e tyre kanë favorizuar vjedhjen e lekëve në Thesarin e shtetit. Duke mos qenë dakord me akuzat dhe masën e sigurisë, ata kanë apeluat vendimin. Dy të pandehurit e tjerë, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, nuk e kanë apeluar këtë vendim. Ndërsa për Klevis Bejtaj, Apeli e la sërish në qeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat