Kaçaj: Ndaj meje sulm politik, qeveria po diskriminon Veriun

Shqipëria

Kaçaj: Ndaj meje sulm politik, qeveria po diskriminon Veriun

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 20:09

Kryetari i Komunes Salvador Kaçaj, thote se po sulmohet politisht me qellim qe te prishet imazhi i Shengjinit. Kete deklarate ai e beri pasi policia e ka proceduar penalisht per mos marrje te masave te sigurisë së pushuesve gjatë këtij sezoni turistik.

Sulm politik te atyre qe kerkojne imazh te keq per Shengjinin, e ka cilesuar procedimin penal ndaj tij, Salvador Kaçaj.
Kryetari i kesaj komune, u ngarkua me pergjegjesi ligjore nga policia, pas dy personave te mbytur ne plazh.
Ne nje kohe qe fluksi i pushuesve ne kete pjese bregdeti ka kaluar cdo parashikim, ai akuzohet per mungesen e rojeve bregdetare dhe te kullave te vrojtimit, qe ne fakt eshte pergjegjesi dhe detyrim i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit.

Edhe Kaçaj u eshte bashkuar atyre qe mendojne se po qevria po diskriminon veriun, duke investuar vetem ne Jug. Të gjitha projektet që ne kemi bërë për zhvillimin e Shengjinit kanë mbetur në letër pasi qeveria nuk jep fonde, thote Kaçaj.

Tre ditë më parë Policia e Lezhës dërgoi për proçedim penal kryekomunarin e Shëngjinit Salvador Kaçaj me akuzen e shpërdorimit të detyres, pasi sipas policisë nuk ka marrë masa për sigurinë e pushuesve gjatë këtij sezoni turistik

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat