Akuzat e opozitës/ Rama: PD po sillet si qeveri në mërgim

Shqipëria

Akuzat e opozitës/ Rama: PD po sillet si qeveri në mërgim

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 17:54

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social facebook i është përgjigjur me ironi akuzave që vijnë nga selia blu në lidhje me emërimet në administratë dhe rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës.

Sipas Ramës, Partia Demokratike reagon si qeveri në mërgim dhe jo si opozitë në vendin e vetë.

“PD si qeveri në mërgim, jo si opozitë në vendin e vetë! Deklarata kundër një regjimi imagjinar dhe vrer në veshët e çdo të huaji që u jep takim”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat