Berisha: Vendimi antikushtetues i Ramës ndalon zhvillimin, iu pret kafshatën e gojës dhjetëra mijëra familjeve

Shqipëria

Berisha: Vendimi antikushtetues i Ramës ndalon zhvillimin, iu pret kafshatën e gojës dhjetëra mijëra familjeve

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 15:42


Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për pezollimin e lejeve të ndërtimitt në gjithë vendin.
Berisha ka thënë se kryeministri Edir Rama është duke e shkelur Kartën Europiane të Autonomise Lokale, Kushtetutes së vendit, vendimeve të Gjykates Kushtetuese.
Gjithashtu Berisha ka thënë se ky vendim është i papergjegjshem dhe vjen pas ndalimit prej rreth nje viti te ndertimit nga qeveria te veprave publike, rrugeve, urave, ujesjellesave, kanalizimeve, shkollave, spitaleve.

“Dy dite me pare, piktori deshtak deklaroi ne konferencen e shtypit se "ndertimi ka rene dhe kjo eshte diçka e mire, duhet te bjere se po rriten sektor te tjere"!? Ai me kete deklarate faktoi injorancen e tij totale, faktoi se ai nuk mund te dije se ndertimi, paperjashtim ne çdo vend ne zhvillim, eshte motorri i zhvillimit, gjenerator kryesor i punesimit dhe se renia e tij shenon renien ne kolaps te ekonomise. Mbi kete koncept idiotesk, Rama vendosi dje me Lamet dhe Shkrelet t'i jape goditjen e meshires sektorit me kryesor te ekonomise se vendit. Ai, ne shkelje flagrante te Kartes Europiane te Autonomise Lokale, Kushtetutes se vendit, vendimeve te Gjykates Kushtetuese, ligjit per Urbanistiken vendosi qe, ne nje akt denimi kolektiv, te bllokoje planet dhe lejet e ndertimit, pra ndertimin ne mbare vendin per se paku 15 muaj dhe te lejoje ate vetem me autorizimin direkt, objekt per objekt, nga zyra e tij, pra te lejoje vetem duke prere gjoben 20%.

Ky vendim i papergjegjshem vjen pas ndalimit prej rreth nje viti te ndertimit nga qeveria te veprave publike, rrugeve, urave, ujesjellesave, kanalizimeve, shkollave, spitaleve. Theksoj ketu, se vetem ky sektor punesonte mesatarisht 48 - 57 mije punetore ne vit. Ky vendim skizoid deshmon dhe nje here se per Edvin Kristaq Ramen ne kete vend nuk ekziston Karta Europiane e Autonomise Lokale, te cilen e ka firmosur Shqiperia, nuk ekziston Kushtetuta e vendit, qe ne nenin 108 dhe 113 te saj, ne perputhje me Karten Europiane te Autonomise Lokale njeh dhe percakton autoritetet vendore si pergjegjese per administrimin dhe veteqeverisjen e territorit te tyre, nuk ekziston Gjykata Kushtetuese dhe disa vendime te saj, madje edhe te para tre muajve, qe ndalojne qeverine qendrore te marre kompetencat e qeverive vendore, nuk ekziston ligj per Urbanistiken qe nuk lejon asnje vendim te pergjithshem, perveçse te veçante, per raste konkrete, te organeve qendrore ndaj qeverive vendore. Sipas ketij akti skizoid te Rames, i rritur ne parajsen e bllokut hoxhist, ne Shqiperi nuk ekzistojne dhjetera mijera familje qe sigurojne kafshaten e gojes me mundin dhe djersen e njerezve te tyre te punesuar ne ndertim ne kompanite private te ndertimit, nuk ekzistojne qindra plane dhe kontrata te ligjshme qe duhen respektuar, por qe ky me aktin e tij i hedh ne kosh te plehrave. Per Ramen, rendesi me kryesore ka rikthimi i 20%-shit per xhepat e tij.

Nje vendim i tille nuk ka ekzistuar kurre, nuk ka ekzistuar as ne ditet me te zeza te diktatures kur daje Koleka bente xhelatin e ndertuesve shqiptare kurse babi Kristaqi firmoste varje dhe ekzekutime te njerezve te pafajshem ne sheshe publike.

U bej thirrje qeverive vendore te zbatojne Kushtetuten, vendimet e Gjykates Kushtetuese, ligjin per Qeverisjen Vendore, ligjin e Urbanistikes dhe te hedhin ne kosh te plehrave vendimin e atyre qe sillen si bandite ndaj shtetit, ligjit dhe institucioneve te tij. Qytetare, zgjidhja eshte nje dhe vetem nje; t'i shporrim qelbesirat!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat