Elvira Gega kërkon punë në zyrat e Erjon Veliajt/ Shpresojmë këtë herë mos ti ofrojnë punë në këmbim të…

Shqipëria

Elvira Gega kërkon punë në zyrat e Erjon Veliajt/ Shpresojmë këtë herë mos ti ofrojnë punë në këmbim të…

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 15:20

Një ditë pas masës së sigurimit të provës të dëshmitares Elvira Gega në Gjykatën e Sarandës, kërkon punë nga zyrat e punës së ministrit Veliaj.

Për Ora News, Gega është shprehur se, ministri Tahiri i ka ofruar mbështetjen e tij dhe kurrësesi nuk do të largohet nga Saranda.

“Ndoshta do të më mundojë tërë jetën kjo që bëra por nuk pendohem pasi në këtë rast kam mbrojtur dinjitetin e vajzës sime. Me gjakun tim, me zemrën time nuk lejoj askënd të luajë. Nuk kam frikë. Herë pas here policia interesohet për gjendjen time. Madje më ka marrë në telefon edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe më ka thënë shprehimisht: Ke mbështetjen e plotë timen”, tha ajo.

Edhe në ditët pas ngjarjes, Elvira ka qenë e punësuar privatisht, por nga sot ajo do të shkojë në një tjetër punë dhe shpreson t’i ofrohet nga Zyra e Punës.

“Kam ardhur sot tek zyrat e punës së qytetit , pasi jam informuar nga zonja Ines nga Drejtoria Rajonale e Vlorës që është dërguar posaçërisht nga ministri Erjon Veliaj, për të ofruar ndihmën e plotën ga ana e shtetit për familjen time, për të gjetur një punë sa më shpejt. Kemi biseduar me zonjën Ines dhe me drejtoreshën e zyrës së punës në Sarandë për këtë çështje .edhe sot ndaj jemi këtu, për të biseduar”, tha ajo.

Intervista

Gazetarja: Si ka qenë dita tënde sot?

Elvira Gega: Shkova në punë në mëngjes në orën 08.00 dhe ktheva në orën 12.00. Shkova në treg dhe pas kësaj qëndrova në pritje për të shkuar në Zyrën e Punës, gjë që u realizua mbasdite. Kishte ardhur Inesi, Drejtoresha rajonale e Punës nga Vlora dhe së bashku me atë të Sarandës pranuan dokumentat e mia. Më premtoi se nuk do të largohet nga Saranda pa më rregulluar mua në punë. Ndjeva një kënaqësi të brendshme. Thashë se ndoshta mbarojnë vuajtjet e mija.

Gazetarja: Me kë qëndron në shtëpi. Nuk ke frikë?

Elvira Gega: Jam vetëm pasi fëmijët i kam në Shtëpinë e Fëmijëve. Nuk kam frikë. Herë pas here policia interesohet për gjendjen time. Madje më ka marrë në telefon edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe më ka thënë shprehimisht: Ke mbështetjen e plotë timen. Për çfarëdo nevojë që të kesh edhe mua mund të më marrësh ashtu si merr Inspektorin e lagjes apo shefin e komisariatit.

Gazetarja: Sa fëmijë jeni ju në familjen tuaj?

Elvira Gega: Jemi 4 motra dhe 2 vëllezër. Vëllai i vogël pas gjithçka që doli në media më mori në telefon se është në Greqi dhe më tha: Mos u mposht, nëse ka të vërtetë brenda në atë që të ka ndodhur. Ndërsa babai vetë nuk më ka folur në telefon por i ka thënë vëllait: Merre tët motër në telefon dhe thuaji, të mos mposhtet nga kjo rrugë që ka nisur. Nuk e dija që Agron Cane ka marrë një guxim të tillë dhe ka cënuar në jetimë.

Gazetarja: Vajza juaj, ajo 14 – vjeçarja, është në dijeni për çka ka ndodhur?

Elvira Gega: Po është në dijeni. Ajo e mori vesh nga media. Por tani nuk do të shohë më televizor. Duke parë deklaratat dhe intervistat dhe sheh që gjithçka bëhet në ndihmë të saj është ndërgjegjësuar edhe ajo. Mediat i kam mbajtur larg nga vajza.

Gazetarja: Pas gjithçkaje që ka ndodhur a është interesuar ndonjë nga njerëzit e bashkëshortit?

Elvira Gega: Jo, burri im ka qenë djalë i vetëm. Ai ka një xhaxha dhe ai është në Greqi. Nëna e tij jeton me vajzën. Por deri tani askush nuk është interesuar të dijë se çfarë ka ndodhur.

Gazetarja: Nësër do të shkosh në punën që ishe?

Elvira Gega: Jo, nuk do të shkoj më në atë punë, pasi ndoshta ata ku punoja ndihen në siklet për aq sa është thënë deri tani. Unë gjithçka në këtë histori që është më se e vërtetë, ia kam lënë në dorë drejtësisë. Dhe jam e bindur se drejtësia do të bëjë për mua drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat