Shkëlzen Maliqi: Një komb kosovar?Tendencë absurde intelektuale

Shqipëria

Shkëlzen Maliqi: Një komb kosovar?Tendencë absurde intelektuale

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 11:11

Shkëlzen Maliqi këshilltar i kryeministrit Edi Rama për Rajonin shprehet se tendenca e një kombi kosovar, është tendencë absurde.

“Është keqkuptimi dhe keqintepretimi i nocionit komb që shkakton konfuzion. Termi “komb” vërtetë është i barasvlefshëm me termin në anglisht “nation’, “Nationality” dhe nënkupton të gjithë ata që jetojnë në një shtet pa marrë parasysh se çfarë është prejardhja e tyre etnime. Në këtë kuptim kombin kosovar do të duhej ta përbënin të gjithë ata shtetas të Kosovës, përfshirë këtu pos shqiptarëve etnikë, edhe serbët etnikë, turqit, romët etj. Por, në përdorimin e gjatë shekullor me terminkomb janë vetëquajtuar të gjithë shqiptarët si etni dhe popull, dhe ata e konsiderojnë me të drejtë se janë të një kombi kudo që jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, apo në diasporat e shumta”, shprehet Maliqi.

”Sipas logjikës të atyre që thonë:Pasi që Kosova është një shtet i ri, duhet të ketë edhe një komb të ri kosovar;kombi shqiptar ekziston vetëm në Shqipëri, në Maqedoni shqiptarët do të duhej t’i konsideronim me kombësi maqedonase, ata në Preshevë si serbë dhe kështu me rradhë…Ky konfuzion nëse e bëjmë dallimin mes përkatësisë një shteti (shtetësi) dhe përkatësisë së një etnie (kombësi) që mund të jetë e shpërndarë në disa shtete. Kosovarët e të gjitha etnive ose kombësive do të pranojnë që të quhen shtetas të Kosovës, por jo edhe që serbit t’i imponohet që të ketë kombësi kosovare.Edhe shqiptari i Maqedonisë nuk kundërshton që të jetë shtetas i Maqedonisë, por jo edhe maqedonas si kombësi. Vetëm se ju në pyetjen tuaj kini të drejtë kur konstatoni se narrativi i disa intelektualëve në Kosovë projekton kombësinë, madje edhe gjuhën kosovare, që do të duhej të veçohej nga trungu shqiptar.Mendoj se kjo është tendencë absurde. Pasi që historia na ka bërë pikë e pesë, ata duan që edhe kultura të bëhet pikë e pesë”, thekson ai për mediat shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat