Sali Berisha pranon sfidën e ASL (Foto)

Shqipëria

Sali Berisha pranon sfidën e ASL (Foto)

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 21:10

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pranuar sfidën për fushatën e sensibilizimit për të sëmurët me sklerose amiotrofike laterale ALS.

Berisha ka njoftuar se e ka pranuar këtë sfidë duke derdhur parë në llogarinë bankare të kësaj lëvizje botërore.

“Faleminderit Artur! Une e pranoj sfiden!
Te dashur miq, i riu Artur Neli, por dhe qytetare dhe personalitete te fushave te ndryshme te artit e kultures ne Shqiperi, Kosove dhe diaspore e kane njoftuar ne Facebook etj, se me kane sfiduar me xhestin e dedhjes se koves se ujit me akull mbi koke, si akt solidarizimi me kete levizje boterore qe ka si qellim bamiresie mbledhjen e fondeve ne mbeshtetje te te semureve me sklerose amiotrofike laterale ALS (amyotrophic lateral sclerosis). Kjo eshte nje semundje kronike degjenerative e trurit dhe palces se kurrizit qe shkakton humbje te kontrollit te muskujve te vullnetshem, demton dhe nervat e te folurit, gelltitjes, levizjes se gjymtyreve.

Duke falenderuar perzemersisht Arturin dhe te gjithe ata qe me kane nominuar e pranoj me kenaqesi sfiden dhe i pergjigjem asaj duke derdhur ne llogarine bankare te kesaj levizje boterore, siç percaktohet ne rregullat e saj, nje shume modeste”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat