Kodheli: Mirënjohje për pilotët që rrezikuan jetën

Shqipëria

Kodheli: Mirënjohje për pilotët që rrezikuan jetën

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 20:42

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli falënderoi tre pilotët e forcës ajrore, që rrezikuan jetën sot, gjatë operacionit antikanabis në Shkodër.

Bëhet fjalë për ngjarjen në fshatin Pult, ku dy helikopterë të Forcave Speciale u qëlluan me armë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Kodheli shprehu mirënjohje ndaj tre pilotëve të helikopterëve të cilët vunë jetën e tyre në rrezik, duke vënë detyrën në krye para jetës:

“Falënderime dhe mirënjohje pafund për pilotët, nënkolonel Altin Lama, kapiten Ervin Buzi dhe tetar Saimir Balla, të forcës ajrore të cilët sot vunë jetën në rrezik duke venë detyrën para jetës, në aksionin e ndërmarrë nga Ministria e Brendshme në luftën kundër lëndëve narkotike. Angazhimi ynë për rivendosjen e shtetit ligjor dhe kontrollin mbi territorin do vazhdojë. Pilotët e Forcës ajrore sot meritojnë mbështetjen e padiskutuar të gjithë opinionit publik për kontributin e dhëne në shërbim të shtetit të tyre”, u shpreh Kodheli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat