INUK rinis aksionin për prishjen e objekteve pa leje

Shqipëria

INUK rinis aksionin për prishjen e objekteve pa leje

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 16:58

INUK rinis aksionin për prishjen e objekteve pa leje në rrugen e “Elbasanit”.

Gjatë aksionit pati përplasje mes kryeinspektorit të INUK, Zydih Dajti, dhe pronarëve të objekteve.

Këta të fundit nuk lejuan që fadromat e INUK tu prishin shtëpitë duke i kërkuar kryeinspektortit Dajti, afat për të nxjerrë orenditë.

Prishja e këtyre objekteve pa leje në rrugën e “Elbasanit”, që sipas Dajtit, janë skualifikuar nga procesi i legalizimit, u shty për ditën e diel. Ndërkaq, pronarët pretendojnë se banesat e tyre janë në proces legalizimi.

Gjithsej në këtë rrugë janë 20 objekte që do të prishen për t’i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës së “Elbasanit”. Deri më tani, nga “Fakulteti i Filologjisë” e deri tek “Varrezat e Dëshmorëve” janë prishur 15 të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat