Zbulohet "grupi i zjarrit" që qëlloi helikopterët

Shqipëria

Zbulohet "grupi i zjarrit" që qëlloi helikopterët

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 14:49

(E plotësuar) - Policia e Shtetit njoftoi sot se ka identifikuar 10 personat që gjuajtën me armë dy helikopterët e Forcave Speciale, gjatë operacionit të tyre antikanabis në Shkodër.

Bëhet fjalë për ngjarjen e djeshme në fshatin Pult, ky dy helikopterë të Forcave Speciale u qëlluan nga disa persona, që mendohet të jenë kultivuesit e bimëve narkotike në këtë zonë.

Sipas burimeve të policisë, autorët që qëlluan janë Besnard Bungaja, Lek Thani, Nikollë Shpati, Mentor Bungaja, Nik Tonaj dhe Pëllumb dhe Pal Dushku.

Gjithashtu kanë qëlluar me armë Gjin Guri, Kol Bungaj, dhe Geg Kola.

Sot në ditën e tretë të aksionit antikanabis në komunat e Dukagjinit, policia vazhdon e vendosur të përparojë drejt zonave, ndërkohë që pritet të merren masa ndaj 10 autorëve të gjuajtjes me armë.

“Operacioni antikanabis” plumba helikopterit, RENEA rrethon Dukagjinin

Ndërsa operacioni për asgjësimin e parcelave me kanabis vijon sot në ditën e dytë, mësohet se në drejtim të 1 helikopteri është shtënë me armë.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në orën 14: 00 njoftohet se “Operacioni antikanabis do të jetë i ngjashëm si ndërhyrja në Lazarat, më të njëjtat forca dhe mjete, ndërsa do të ushtrohet kontroll në çdo shtëpi.
“Forcat policore do të vijojnë kontrollin në çdo shtëpi dhe ndërtesë të zonës së Dukagjinitm, ku po zhvillohet aksioni. Forcat RENEA kanë rrethuar Dukagjinin dhe janë urdhëruar të qëllojnë çdo person që rrezikon forcat policore” bëjnë të ditur burime nga policia.
Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe RENEA kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit të sotshëm në Dukagjin të Shkodrës, në vazhdën e operacionit të gjërë të nisur dje për të asgjesuar parcelat me bimë narkotike kanabis sativa. Ministria e Brendshme e ka konsideruar këtë aksion, si të dytin më të rëndësishmin pas atij në Lazarat.
Burimet zyrtare njoftuan sot se shiu e ka vështirësuar ndërhyrjen e policisë në terrenin malor dhe pyjor, por operacioni i nisur që në orën 7:00, nuk është ndërprerë për asnjë moment. Policia është ndarë në 13 grupe për të mbikqyrur të tërë zonën .
Në këtë aksion policor janë angazhuar 160 forca, tre helikopterë dhe 15 automjete të Ushtrisë, që janë shtuar krahasuar me një ditë me parë, si në trupa dhe në mjete.
Policia e Shtetit ka njoftuar se në mbështetje të efektivëvë që do të operojnë në terren për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, ka vënë ën gatishmëri edhe dy grupe te specializuara të Repartit RENEA për ndonjë situatë të papritur.
Në përbërje të këtyre forcave, janë angazhuar edhe oficerë të policisë gjyqësore si dhe 12 ekspertë kriminalistë të Policisë Shkencore, që do të bëjnë të mundur dokumentimin ligjor dhe fiksimin e marrjen e provave materiale në vendin e ngjarjes.
Në ditën e saj të parë të operacionit, Policia është qëlluar nga kultivuesit e bimëve narkotike, por nuk ka pasur të lënduar. Të shtënat ndaj saj kanë ardhur nga zona e Planit, pikërisht aty ku u asgjesuan mbi 20 mijë bimë narkotike. Vetëm ditën e djeshme, në Dulagjin u dogjën mbi 34 mijë bimë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat