Presidenti dekreton kthimin e ligjit të reformes terrioriale për rishqyrtim në Kuvend

Shqipëria

Presidenti dekreton kthimin e ligjit të reformes terrioriale për rishqyrtim në Kuvend

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 13:57

Presidenti i Republikës riktheu për rishyqrtim në Kuvend ligjin per ndarjen e re administrative territoriale të vendit. Në arsyetimin e tij bashkangjitur dekretit, kreu i shtetit thotë se kjo reforme është e vonuar, pasi është një cështje madhore kombëtare me ndikim në jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, si dhe me sigurinë kombëtare. Por ai shpreh keqardhje se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Nga informacionet e administruara thuhet ne shpjegimet e presidentit rezulton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore jane ndryshuar pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë. Nje tjeter verejtje e bere per ligjin eshte se sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore. Po ashtu Presidenti kerkon qe reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore. Ne perfundim kreu i shtetit shkruan se mosrespektimi i dispozitave kushtetuese të lartpërmendura si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimit të këtij ligji nga deputetet, pasi sipas Nishanit ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat