Berisha: Rama në Tirane mbron pedofilinë e sivllaut të tij!

Shqipëria

Berisha: Rama në Tirane mbron pedofilinë e sivllaut të tij!

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 19:57

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama ka dalur haptas në mbrojtje të Agron Canës sekretarit të Koço Kokëdhimës.

Gjithashtu, Berisha ka thënë se për të mbrojtur Canën, Rama nuk e quajti krim, siç e ka vlerësuar mbare opinioni por dhe vet Prokuroria, por e quajti turp të madh.

"Te dashur miq, ne konferencen e sotme per shtyp, Rama doli haptas ne mbrojtje te pedofilit te sivllaut te tij Kokedhima.
Keshtu, per te mbrojtur Canen, aktin e krimit shteteror te pedofilit, Rama nuk e quajti krim, siç e ka vleresuar mbare opinioni por dhe vet Prokuroria, por e quajti turp te madh.

Per te mbrojtur Canen, Rama, siç ka bere gjthe keto dite, vazhdoi sulmet e ulta ndaj opozites. Keshtu, denoncimin e ngjarjes dhe te heshtjes per 36 ore te Rames per ngjarjen, denoncimin e publikimit me urdher te Rames dhe ne kundershtim me ligjin te emrit te nenes qe rrit tre jetim apo kercenimin e saj me prerje koke, Edvin Kristaq Rama e quajti sot nje "turp po kaq te madh" qe opozita po ripertyp cdo dite sa vet kerkesen e Canes se tij per marredhenie seksuale me 14 vjecaren.

Rama mbrojti Canen sepse, pasi heshti si fije barit 36 oret e para per superskandalin, ai me pas nuk foli, nuk iu referua kurre, nuk i kerkoi asnjehere ndjese, nuk shprehu dhimbje apo solidaritet nenes qe rrit tre jetim dhe femijeve te saj te mjere per traumen e tmerreshme qe u shkaktoi atyre sekretari i PS per Saranden, mekembesi i sivllaut te tij Kokedhima, Cane, ne seline e PS. Per Ramen, mentalitetin e tij te neo-bllokmenit, ajo nuk eshte nje grua, nje moter, nje nene qe rrit 4 jetime, e cila shkoi ne zyren e sivllaut te tij per kafshaten e gojes te femijeve te vet. Jo. Ajo eshte nje armike dhe femijet e saj nuk jane femijet jetime te nje nene qe po i rrit pa babane e tyre, por femijet e nje armikeje, qe me denoncimin e saj u deshmoi shqiptareve se cili ishte standarti i tij dhe Kocos per punesimin.

Miq, daja i tij, famekeqi Spiro Koleka, xhelati i inteligjences teknike gjate diktatures, babai i tij Kristaq Rama, qe firmoste varje dhe ekzekutime te disidenteve dhe qytetareve te pafajshem shqiptar edhe pas renies se murit te Berlinit, nuk do mbanin dot qendrim me te ulet ndaj kesaj nene se sa kete qe mban sot Edvin Kristaq Rama. Ndaj dhe le ti themi neo-bllokmenit se vertete pergjegjesia eshte individuale por qendrimi juaj ndaj kesaj nene, avokatia juaj ndaj pedofilit eshte urrejtje dhe cinizem i plote!

Te dashur qytetare, zgjidhja eshte vetem nje; t'i shporrim qelbesirat!", ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat