Nishani dekreton lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve

Shqipëria

Nishani dekreton lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 16:12

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekreton lirimin nga detyra të katër ambasadorëve.

Në faqen e Presidencës publikohen dhe dekretet respektive që njoftojnë lirimin nga detyra të Sami Shiba, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident; lirimin e Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit në Mbretërinë e Belgjikës, rezident dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezident.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit ka dekretuar dhe lirimin nga detyra të Kastriot Robo, Ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident dhe në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident.

Po ashtu, Presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të Arben Cici, Ambasador në Mbretërinë e Danimarkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat